Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që refugjatët që rrezikohen apo vuajnë keqtrajtime të ndaluara nga Konventa e Gjenevës, nuk mund të riatdhesohen apo të kthehen pas në vendin e origjinës.

Vendimi i Gjykatës së BE-së u kërkua nga Belgjika dhe Republika Çeke. Pavarësisht këtij vendimi, shtete të ndryshme të Bllokut vijojnë me politikat e tyre kundër emigracionit.

Më herët kapiteni gjerman i një anije shpëtimi u gjobit me 10 mijë euro nga një Gjykatë në Maltë.

Mjeti lundrues “Lifeline” u padit nga autoritetet e transportit në ishullin mesdhetar të Maltës në qershor të 2018-s për zbarkimin e 234 emigrantëve që kishte shpëtuar nga brigjet e Libisë.

“Ne përshëndesim komentet e sotme, që shpëtimi i jetëve të emigrantëve në det nuk është një krim. Kjo deklaratë duhet të shpërndahet me zë të lartë në të gjithë Bashkimin Evropian”, deklaroi avokati i kapitenit, Neil Fazon.

Avokati mbrojtës tha në sallë se anija ishte regjistruar në Holandë për misione shpëtimi, por autoritetet në portin e Amsterdamit e mohuan një fakt të tillë.

e.t./dita

Flash Lajme