Edhe pse jemi në mesin e muajit maj dhe në prag të fillimit të verës, moti ka shënuar temperatura jo të zakonshme për stinën. Përgjatë gjysmës së parë të majit termometri në disa vende të Europës ka shënuar ulje drastike, ku së fundmi është finalizuar me reshje dëbore.

Reshje të dendura të dëborës janë shënuar në Korsikë, në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë. Në Kroaci zona më e prekur nga reshjet e dëborës është qyteti Sljeme në veri të Zagrebit. Rruga që çon në Sljeme u mbyll. Shoferët ishin plotësisht të papërgatitur për  këtë “sulm” të papritur të dimrit.

Sipas ‘Dalmacija Danas’, temperatura mesatare në dy javët e para të majit ishte 14.6 ° C dhe mesatarja mesatare prej 1948-2018 është 19.1 ° C. Aktualisht është 4.5° C më e ftohtë.

Ndërkohë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të mërkurën janë gdhirë nën reshje të dendura dëbore sidomos në zonën pranë Sanski Most.

Në Korsikë bora shumë rrallë bie edhe në muajt e dimrit, por ditët e fundit është zbardhur nga reshjet e dendura të dëborës. Stuhitë e dëborës kanë lënë pas peizazhe përrallore por të pazakonta për periudhën e viti ku ndodhemi.

“Ne po habitemi jo pak. Nuk kemi zinxhirë për rrotat, ishim me pantallonat të shkurtra e sandale, ndërsa tani….”, thotë një turist.

dardania.com

Flash Lajme