Një burrë është zgjuar pas një nate të dehur për të zbuluar se penisi i tij ishte prerë.

Tan Nan kishte konsumuar aq shumë alkool së bashku me miqtë e tij në Hunan, Kinë dhe kur ra në gjumë nuk e kuptoi se dikush po i priste organet gjenitale.

Në mëngjes kishte shumë dhimbje dhe kur hapi sytë pa organet gjenitale të prera. 44-vjeçari menjëherë njoftoi ambulancën dhe ndërroi disa spitale pasi mjekët nuk merrnin dot përsipër një operacion të tillë.

Ai u shtrua përfundimisht në spitalin Changsha dhe penisi i tij u  vendos me sukses pas 7 orësh operacion.

Mjekët thonë se qarkullimi i gjakut rreth organeve gjenitale është i mirë, megjithëse është e paqartë nëse funksioni urinar dhe seksual mund të rikthehen.

Nan nuk e di se kush është përgjegjës për sulmin. Policia po heton ngjarjen.

b.b/dita

Flash Lajme