Pasi Theresa May tha se do të dorëhiqet nga posti i kryeministres britanike muajin e ardhshëm, gara për të udhëhequr Partinë Konservatore sapo ka nisur. Pritet që udhëheqësi i ri të zgjidhet deri në fund të korrikut.

May e konfirmoi të premten dorëheqjen e saj, se kryetare e partisë, por do të vazhdojë si kryeministres, ndërsa zhvillohet gara.

Katër kandidatët që kanë konfirmuar kandidaturën e tyre janë: Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt, Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart, Ish-Sekretari i Jashtëm Boris Johnson, Ish-sekretarja e Punës dhe e Pensioneve Esther McVey.

Megjithatë, pritet të ketë dhe shumë të tjerë të cilët do të kandidojnë./E.B-dritare.net

Flash Lajme