Mediat austriake kanë publikuar të plotë videon e zv.kancelarit Johann Gudenus, i cili duket kur bën pazare për tenderë publikë me një manjate ruse.

Zv.kancelari Heinz-Christian Strachei shfaqet në video teksa i premton ruses fitimin e tenderëve në rast se partia e tij do ishte pjesë e qeverisë.

Në videon e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” flitet edhe ideja që rusja të blejë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështeste në fushatë partinë e Gudenus.

Në fakt, ajo ishte një prostitutë që futi në kurth politikanin e, ndërsa sipas medieve austriake mësohet se pas bisedës ata kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe kanë pirë kokainë.

“Biseda e videos shoqërohet me seks të egër dhe kokainë”, shkruajnë mediat vendase.

Gudenus dha dorëheqjen pas skandalit, ndërsa Austria do shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi kancelari Kurz prushi koalicionin pasi u shpreh se nuk mund të qeveriste më me partinë e zv.kancelarit të përfshirë në këtë aferë./e.k-Dritare.net