Një grua e zhdukur prej 16 ditësh në një pyll në malin Maui në ishullin Hawaii është gjetur gjallë dhe në gjendje të mirë.

Amanda Eller, një mësuese 35 vjeçare yoga dhe terapiste, u gjet nga një helikopter kërkimi në shtratin e një rrëkeje rreth orës 5 të mëngjesit të premten.

Chris Berquist, i cili ishte në helikopter, raportoi për mediat e huaja se ata e panë atë duke u gjunjëzuar në helikopter.

“Nuk ishte e plagosur. Pak e ekspozuar nga djegiet e diellit. Ajo i humbi këpucët disa ditë më vonë. Por nuk ka plagë”, tha Berquist.

Nëna e Ellerit, Julia tha se ajo mbijetoi duke pirë ujë në pyll dhe duke ngrënë manaferra. Familja u ribashkua në një spital lokal.

“Ndjeva në zemrën time se ajo ishte e gjallë,” tha Julia.

“Nuk hoqa dorë kurrë nga shpresa, edhe pse herë pas here kisha momente dëshpërimi. Qëndrova e fortë sepse e dija se do ta gjenim”, u shpreh ajo.

 e.t./dita

Flash Lajme