Kanë përfunduar tanimë zgjedhjet Europiane në shumicën e vendeve, ndërsa pritet që të mbyllen qendrat e votimeve edhe në Itali.

Kështu, në Gjermani koalicioni qeverisës ka marrë një godite të fortë pasi sipas exit-polleve ato kanë humbur elektorat.

Sipas sondazheve e para qëndron CDU/CSU e Kancelares Merkel, me 28.2%, e ndjekur nga të Gjelbërit me 20.8% dhe PSD ka kaluar e treta me 15.5%.

Në Francë, ekstremistët e Le Pen, duket se kanë marrë një rezultat befasues duke lënë pas Emmanuel Mcron, shkruan Dritare.net.

Partia Le Pen sipas disa sondazheve ka 23.2% të votave.  Ndërsa Emmanuel Macron është  me 21.9%, ndërsa e treta është partia e Sarkozi, 8.5%.

Në Spanjë, socialistët e kryeministrit ekzistues Pedro Sanchez kanë marrë një fitore me 28%, të ndjekur nga Partia Popullore me 17% dhe liberalët me 16%.

Në Austri, partia e Sebastian Kurtz ka shënuar një rritje prej 7%, duke marrë rreth 34% të votave, ndërsa ekstremistët që u përfshinë në skandalin që rrëzoi qeverinë humbën vetëm 2% të votave, shkruan Dritare.net.

Goditje të madhe ka marrë edhe partia në pushtet në Greqi, e udhëhequr nga SYRIZA dhe Aleksis Tsipras e cila ka dalë e dyta me 26-29%, ndërsa të parët janë Demokracia e Re në opozitë me 32-36%.

Danimarka duket se ka kundërshtuar fuqishëm euroskeptikët, pasi e majta atje ka fituar me 20-23%, duke lënë pas partinë e djathtë në pushtet. / dardania.com

Flash Lajme