Albanian Parade 2019 nisi në 8 qershor në Manhattan duke bërë bashkë një numër të madh shqiptarësh që jetojnë në SHBA si edhe të tjerë që shkuan atje për këtë event.

Organizimi i përvitshëm i grupit Albanian Roots (Rrënjët Shqiptare) ka si qëllim forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve që jetojnë në diasporë.

Parada Shqiptare 2019, siç u vendos nga votimi i disa organizatave shqiptare në New York, iu dedikua çamëve, në përkujtim të viktimave të gjenocidit grek 75 vite më parë.

Për ta vendosur këtë u realizua një takim paraprak i Rrënjëve Shqiptare në Bronx, në prani të presidentit Mark Gjonaj.

“Greqia duhet akoma të kërkojë falje për gjenocidin”, u shpreh ai.

Qindra shqiptarë ishin mbledhur në Manhattan me flamuj kuq e zi, motoçikleta, madje edhe kuaj.

e.t./dita

Flash Lajme