Foshnja e vetme që lindi brenda zonës së ndaluar të Çernobilit, sot është 20 vjeçe.

Prindërit e saj refuzuan të dalin nga zona e ndaluar, sepse qeveria nuk i kishte dhënë një shtëpi të pranueshme si kompensim.

Pasi lindën vajzën në vitin 1999, ata u qortuan nga e gjithë bota, sepse vajza pinte qumësht nga lopët e dhitë e ushqyera me bar të ndotur, dhe pinte ujë nga çezma me nivele rrezatimi.

Gruaja tha që nuk e dinte që ishte shtatzënë, deri në çastin kur e lindi vajzën me ndihmën e të shoqit, i cili ia preu kërthizën dhe e pastroi në çast. Ajo refuzoi të largohej, dhe mediat nga e gjithë bota e quajtën kriminele.

Nëna nuk kishte ndërmend të largohej dhe thotë se i vetmi pendim ishte fakti që vajza nuk kishte shokë me kë të luante, sepse ishte vetëm

Çernobili shpërtheu në vitin 1986 duke shkaktuar shumë viktima

Prindërit e Marijka Sovenkos nuk pranuan të largohen, dhe vajza e tyre u bë e vetmja që lindi aty pas shpërthimit

 Lajmi mori dhenë ne media dhe të gjithë e quanin nënën kriminele që e ushqente vajzën me qumështin e lopëve të ndotura nga rrezatimi

Kur vajza mbushi 5 vjeç, mediat iu kthyen sërish dhe i thanë që vajza do të rritej me çrregullime

Megjithatë, Marijka, sot 20 vjeçe, është rritur dhe është e shëndetshme

e.t./dita

Flash Lajme