Lajmet online lexohen edhe në ekranet e kompjuterëve dhe tabletave, por media e preferuar është telefoni celular, sipas “Digital News Report 2019”, që shqyrtoi 38 vende në gjashtë kontinente.

Studimi tregon se mesatarisht në botë dy njerëz nga tre (66%) lexojnë lajmet në smartfonët e tyre

Në shumë vende, smartfoni është mjeti me të cilin mund të lexohen lajmet e para të mëngjesit.

Sipas studimit një në tre  persona (33%) lexon lajmin e parë në Facebook, 8% në WhatsApp dhe 5% në Instagram.

Në botë, tema e lajmeve të rreme që qarkullojnë në Facebook ka penalizuar përdorimin e mediave sociale si një burim lajmesh.

Përqindja e atyre që lexojnë lajmet nga Facebooku ka shënuar rënie në 36% (ishte mbi 40% në 2015), ndërsa përdorimi i WhatsApp rritet në 16% dhe ai i Twitter mbetet pothuajse i qëndrueshëm në 10%, ndërsa Instagram shënon rritje në 9%, Messenger 8%, dhe Snapchati me 3%.

dardania.com

Flash Lajme