Sergio Ramos i ka dhënë fund beqarisë. Futbollisti është martuar me Pilar Rubio të shtunën në Seville Cathedral. Ceremonia martesore e yllit të Real mblodhi bashkë futbollisti nga e gjithë bota.

Pas shumë vitesh së bashku dhe prindër të tre fëmijëve tashmë, Sergio, Marco dhe Alejandro, çifti më në fund lidhi nyjë.

David Beckham, Luka Modric, Nina Pastori, Pablo Motos, Sergio Busquets dhe Cristobal Soria ishin mes futbollistëve të ftuar në dasmë.

Ceremonia martesore nisi rreth orës 18:30.
E gjithë vëmendja ishte padyshim tek nusja dhe fustani që zgjodhi ajo për ditën më të bukur të jetës së saj.

Rubio mbërriti në altar e shoqëruar nga babai, vetëm disa minua pas Ramos, i cili kishte në krah nënën e tij.
Në orën 19:25, nusja dhe dhëndri u shfaqën në derën e katedrales të kapur për dore, duke vulosur martesën e tyre me një puthje për fotografët.

dardania.com

Flash Lajme