Xhudistja ruse Natalia Kuziutina, që u bë e famshme pasi u fotografua me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, mori medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane – Minsk 2019.

Rusja 30 vjeçe u mposht nga Majlinda Kelmendi në finale.

Ndërkaq mediat e ndryshme kanë dhënë lajmin për mposhtjen e ruses që u bë e famshme nga fotografitë në stërvitje me Vladimir Putinin dhe që është partnere e stërvitjeve të kreut të këtij vendi.

Majlinda Kelmendi u shpall kampione në Lojërat Europiane “Minsk” 2019.

Xhudistja nga Peja u nderua me medaljen e artë duke triumfuar në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë.

e.t./dita

Flash Lajme