Ministri i Turizmit, Blendi Klosi shumë javë përpara se sezoni turistik i verës të fillonte është shprehur disa herë se plazhet e Shqipërisë po pastroheshin dhe po bëheshin më tërheqëse për pushuesit vendas dhe të huaj.

Duke marrë parasysh se ajo e turizmit është një prej industrive funksionale në Shqipëri që garanton jetesën e dhjetëra mijërave, padyshim që vëmendja maksimale duhet t’i kushtohet këtij sektori.

Në fakt, shqetësimet për plazhe më të pastra, dezinsektimin e zonave turistike dhe krijimin e sistemit të yjeve të cilësisë sipas standardeve ndërkombëtare u deklarua se u adresuan nga ministria dhe vetëm kjo e fundit ishte në proces.

Fatkeqësisht, ndonëse sezoni ka filluar, pamjet e mëposhtme nga një plazh në Sarandë tregojnë se këto nevoja nuk janë adresuar plotësisht:

Flash Lajme