Këtë fund viti shkollor maturantët në të gjithë Shqipërinë kanë festuar mbylljen e vitit shkollor, pas së cilit jeta e tyre ndryshon totalisht.

Fotografia  e një maturanti nga Kukësi ka bërë xhiron  e rrjetit, pasi ai ka marrë nënën e tij si shoqëruese në këtë mbrëmje.

Zakonisht në kontrast me nivelin ekonomik të shqiptarëve, të rinjë në mbrëmjen e maturës tregojnë një realitet krejt tjetër. Makina luksoze dhe fustane e kostume të shtrenjta zgjedhin gjimnazistët për të tërhequr vëmendjen e miqve të tyre.

Por ky mturant k rritur të fitojë vëmendjen dhe pëlqimin e të gjithëve pa u sforcuar aspak, madje i ka dhuruar lumturi pafund njeriut më të shtrenjtë të jetës.

Maturanti kuksian ka parakaluar para të gjithëve përkrah nënës së tij. Fotografia e publikuar ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërsa komplimentet për maturantin kanë qenë të shumta.

View this post on Instagram

A post shared by (@kukesi.jone.official) on

e.t./dita

Flash Lajme