Pershendetje

Ju pergezoj per temen qe keni hedhur per diskutim, kjo teme eshte sa aktuale por po aq e VONUAR

Klasa jone politike gjithmone eshte perpjekur qe votuesit te shikojne vetem 2 alternativa dhe t’i detyrojne ata qe te zgjedhin te keqen me te vogel  duke u perpjekur te duken me te mire se pala kundershtare  dhe kaq thuajse mjafton , pa shfaqur asnje vlere , program apo mbajtje premtimi.

ata apriori kerkojne: voten na e jepni ne sepse ne jemi me te miret ne treg,  duke arritur deri atje sa te thone per kundershtaret se ne jemi me te mire se ju , sepse ne nuk do te vjedhim sa ju ( besoj se e kujtoni kete thenje te nje eksponenti te PS) a thua se kjo eshte e ligjeruar, se kush eshte ne pushtet ka te drejte te pasurohet

Tre partite kryesore jane thjesht 3 SHPK me pronare kryetaret e partive te cilet si egersira te uritura luftojne kush te rrembeje copen me te madhe nga trupi i drobitur i Shqiperise

Po te shikoni televizionet kombetare cdo dite organizojne tryeza per temat politike duke ftuar pothuajse te njejtet analiste te cilet cuditerisht jane nder njerezit me te pasur te vendit per te vetmen merite sepse ata kudo dhe kurdo pellasin se e vetmja zgjidhje e problemit eshte ROTACIONI , pra pasi nje force politike ka plackitur per 8 vjet eshte e natyreshme sipas tyre  qe ne pushtet  te vije partija tjeter dhe te rrembeje ate qe ka lene e para per 8 vjetet e ardhshme dhe kur rastesisht ose naivisht ndonje ze thote se duhet te dalin forca te reja politike te gjithe si me komande bejne zhurme duke e quajtur herezi kete teme duke i sherbyer kesisoj me zell 3 bandave qe bejne sikur zihen dhe keshtu, pas emisioneve ,ata presin prej tyre kockat qe i kane merituar sepse kane bere detyren , KANE SHPELARE TRUTE E SHQIPTAREVE EDHE SOT , duke pritur me padurim qe te kete ndyresi qe dijne ta bejne shume mire ta perserisin dite pas dite ne pafundesi

Prandaj eshte urgjente qe intelektualet me te mire te vendit ata te pa perlyerit nga ndotesia e pushtetit te flasin te shkruajne te perballen me ndyresine e pushtetit ta denoncojne paturpesine e pushtetit qe po i merr cdo dite shpresen shqipetareve te ndershem dhe te vihen ne krye te levizjeve per te shkulur kete klase politike qe vepron ndaj popullit te vet ashtu sic nuk do te kishte vepruar edhe armiku ynë me i eger.

Ne krye te partive te reja duhet te vihen njerez qe e duan kete popull, pra THJESHT disa patriote te mire.

Dritan Mance

Flash Lajme