Gjendet pranë brigjeve detare të Australisë një shishe e mbyllur, me një mesazh të shkruar brenda.

Mendohet se mesazhi është lënë aty 50 vite më parë.

Peshkatari Paul Elliot deklaroi për median australiane “ABC” se mesazhin në shishe e ka gjetur gjatë peshkimit me djalin e tij, në gadishullin Eyre, në jug të Australisë.

Ai theksoi se mesazhin që daton nga 17 nëntori i vitit 1969, e ka shkruar një britanik 13-vjeçar, Paul Gilmor, i cili tregon për udhëtimin me anije nga jugu në perëndim të Australisë.

Eliot tha se dëshiron të njoftojë autorin e mesazhit.

Mesazhi më i vjetër në shishe në botë është gjetur në një plazh në perëndim të Australisë dhe datonte 132 vjet më parë.

j.l./ dita

Flash Lajme