Trashëgimtarja e katërt e fronit mbretëror në Angli, Princesha Charlotte, festoi ditëlindjen e saj të katërt  në 2 maj të këtij viti dhe është lehtësisht e kuptueshme se kujt i ngjan.

Stërgjyshja e saj, mbretëresha është 93 vjeç dhe duket se nuk i ka trashëguar të voglës vetëm titullin.

Tek shohim fotot e grumbulluara nga HarpersBazaar mund të vëmë re fare qartë se Charlotte ka pak tipare të përbashkëta me mamin Kate dhe babin William.

E nëse natyrshëm lind pyetja se kujt i ngjan princesha e vogël e familjes, mos u mendoni gjatë, Charlotte është kopja identike e mbretëreshës Elizabeth dhe këto foto e vërtetojnë më së miri këtë ”teori”.

e.t./dita

Flash Lajme