Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin dhe shumë njerëz zgjedhin pijet freskuese e ujin e ftohtë, për t’u freskuar sado pak.

Por nëse keni problem me këmbët e nxehta gjatë verës, ka dhe zgjidhje perfekte që do t’u shpëtojë nga ky makth.

Në Amazon mund të gjeni pantofla “të akullta”, të cilat do t’i mbajnë të freskëta këmbët tuaja. Ato kushtojnë vetëm 15 dollarë dhe këto lloj shapkash janë të dizajnuara nga teknologjia “Contour Gel”, që do të thotë se ato qëndrojnë fleksibël në një temperaturë të ftohtë. Ato vendosen në frigorifer dhe e ruajnë ftohtësinë për disa orë.

“Këmbët të lodhura pas një dite të gjatë? Këto pantofla po ju presin! Rapid Relief Premium Reusable Cold Slippers shërbejnë si terapi e ftohtë për të ulur ënjtjen dhe në lehtësimin e dhimbjeve të këmbëve dhe normalizimin e temperaturës. Prodhuar me pëlhura premium, pantoflat t0na të freskëta janë të lehta për t’u përdorur. Gjithashtu ato janë të dizajnuara për të siguruar mbulim të plotë në pjesën e sipërme dhe të poshtme të këmbës “.

Përdoruesit janë shprehur mjaft të kënaqur nga rezultatet që kanë marrë nga përdorimi i këtyre shapkave të veçanta.

Një përdoruese u shpreh:

“Këto pantofla janë të mahnitshme. Në fund të një dite, pas një stërvitje të mirë, këmbët e mia futen në këto pantofla për një përtëritje të mahnitshme dhe freskuese! I vendos ato në frigorifer kur freskohem, në mënyrë që të jenë gati për ditën tjetër.”

dardania.com

Flash Lajme