Sipas një studimi të drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) e cila ka marrë përsipër të bëjë Atlasin e Duhanit në botë, Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të lartë të cigareve të ndezuar në vit për person.

Sipas statisitikave të bëra publike në “Atllasin e DUhanit”, vendin e parë të duhanpirjes në botë e mban Luksenburgu, me 6331 cigare të ndezura për person në vit. Ai pasohet nga Bjellorusia me më pak se gjysmen e kësaj shifre, 2911 cigare për person në vit. E treta renditet Maqedonia e Veriut me 2785.

Shqipëria nuk arrin të jetë pjesë e “medaljeve” të atllasit, me pak më pak se 300 cigare në vit për person, në krahasim me Maqedoninë e Veriut, e kështu renditet e katërta me 2492 cigare të ndezura në vit për person.

Sipas këtyre të dhënave, në bazë të popullsisë, një shqiptar pi pak më pak 125 paketa të rregullta (me 20 cigare) në vit, ndonëse ky person mund të mos ta ketë provuar kurrë duhanin.

Një tjetër detaj alarmant i bërë publik nga studimi në lidhje me Shqipërinë është fakti se vendi ynë ka një prej përqindjeve më të larta të vdekjes së meshkujve nga duhanpirja. Sipas të dhënave 25% e vdekjeve të meshkujve në Shqipëri janë rezultat i duhanpirjes.

e.ll./dita

Flash Lajme