Për 50 vite, Xhudi dhe Xheri Grifin u kanë treguar miqve dhe familjarëve se si ishin njohur në festivalin e Udstok në vitin 1969, që ditë e parë që u hap, dhe që atëherë kanë qenë gjithnjë bashkë.

I vetmi pendim që kishin: mungesa e një prove reale për përrallën e bukur që tregonin. Por 50 vite më pas, fati u troket në derë dhe rastësisht gjejnë foton që ua kishte bërë dikush tjetër para 50 vitesh.

Festivali i Udstokut festoi 50 vjetorin më 15 Gusht të vitit 2019. Pasi u hap, ai mori përmasa të stërmëdha, duke mbledhur jashtëzakonisht shumë dashamirës të muzikës e duke u bërë kështu festivali më i famshëm në histori.

Të rinjtë mblidheshin për ditë të tëra në fushën e madhe, rrinin në tenda, duke ngrënë e duke pirë shumë pak vetëm për të dëgjuar grupet e tyre të preferuara dhe për t’ia kaluar mirë me shoqërinë.

j.l./ dita

Flash Lajme