Turistët nga Britania e Madhe e kanë Tiranën destinacion të preferuar.

Këtë e thotë prestigjiozja britanike “The Sun”, në një artikull ku rendit 10 vendet me prenotimet më të larta nga turistët britanikë gjatë këtij viti.

“Airbnb” ka renditur dhjetë qytetet që kanë parë një rritje të madhe të prenotimeve në 12 muajt e fundit.

Lviv në perëndim të Ukrainës, ka pasur prenotimet më të larta nga britanikët gjatë këtij viti.

Qytete të tjera, relativisht të panjohura, të gjitha me fluturime direkte nga Britania e Madhe, përfshirë Tiranën, Katowice (Poloni), Kosice (Sllovaki), Kaunas (Lituani), Antalya (Turqi), Bari (Itali) dhe Alkmaar (Holandë) janë 7 nga dhjetë qytetet më të preferuara të britanikëve, të cilët kanë zgjedhur t`i vizitojnë gjatë 12 muajve të fundit, duke e renditur Tiranën në vendin e dytë të preferencave.

j.l./ dita

Flash Lajme