Gjumi gjatë ditës. Shumë persona e kanë të vështirë të heqin dorë prej tij.

Por, sipas një studimi të ri, nevoja e tepruar për të fjetur gjatë ditës mund të jetë një simptomë e hershme e sëmundjes së Alzhajmerit.

Shkencëtarët krahasuan trurin e 13 personave të cilët kishin pasur sëmundjen dhe kishin vdekur prej saj, me trurin e 7 të tjerëve të paprekur nga Alzhajmeri.

Studiuesit u përqendruan kryesisht tek ato pjesë të trurit që luajnë një rol për të na mbajtur zgjuar gjatë ditës.

Ata thanë se kishin zbuluar degjenerim të të gjithë zinxhirit që na ndihmon t’i rezistojmë gjumit tek pacientët me Alzhajmer.

Për këtë arsye, shkencëtarët arritën në përfundimin se ka një lidhje më të drejtpërdrejtë biologjike mes sëmundjes dhe nevojës për të fjetur gjatë ditës.

j.l./ dita

Flash Lajme