Gallina Nikollaevna Shahinaj shumë vite më parë la Shën-Peterburg për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri.

Ajo ka lindur në Shën-Peterburg dhe i mbijetoi rrethimit më të tmerrshëm në historinë botërore.

Pas luftës, kur marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik ishin në lulëzim, zonja Gala (siç e quajnë ish-nxënësit) u martua me një shqiptar, kolonelin Hasbi Shahinaj dhe u transferua në qytetin e Patosit, ku prej shumë vitesh ka punuar si mësuese.

Sot ajo është 85 vjeçe dhe jeton në Patos.

Ambasadori Rus në Shqipëri, Aleksandër Karpushin i dorëzoi zonjes Gallina Nikollaevna Shahinaj një medalje përkujtimore “Për 75-vjetorin e çlirimit të Leningradit nga rrethimi fashist”.

Pak kohë më parë, në qershor të këtij viti, ajo mbushi 85 vjet. Për këtë arsye nxënësit e saj në bashkëpunim me Bashkinë e Patosit organizuan një ceremoni të veçantë dhe jashtëzakonisht të ngrohtë.

b.b/dita

Flash Lajme