Një ekip ndërkombëtar eksploruesish është zhytur pranë rrënojave të Titanikut në oqeanin Atlantik.

Kjo ishte zhytja e parë në 15 vitet e fundit pranë anijes më të famshme në histori, por ekspertët janë trishtuar për faktin se aty kanë gjetur një strukturë e cila po zhduket me shpejtësi.

Një prej detajeve interesante është zhdukja e vaskës së kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së 1996, por që tani nuk gjendet më.

“Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historani Parks Stephenson.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti.

Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohta të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 pasagjerë dhe personel.

Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600km larg brigjeve të Kanadasë.

j.l./ dita

Flash Lajme