Një instalacion arti në Austri ka sjellë një pyll të vërtetë në mes të një stadiumi futbolli, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimit të klimës dhe shpyllëzimit.

Wörthersee Football Stadium në Klagenfurt është shndërruar në një pyll të mrekullueshëm për një projekt të ri nga artisti zviceran Klaus Littmann.

Fusha e madhe, e vendosur afër Liqenit Wörthersee në shtetin jugor austriak të Carinthia, tani është rreshtuar me rreth 300 pemë, disa që peshojnë deri në gjashtë ton secila.

Projekti “Për pyllin – tërheqja e pafundme e natyrës”, e cila fillon më 8 shtator u frymëzua nga një vizatim distrofik i përfunduar nga artisti dhe arkitekti austriak Max Peintner, më shumë se 30 vjet më parë.

j.l./ dita

Flash Lajme