Vitin e kaluar rrjeti social Facebook, prezantoi në një konferencë një aplikacion të ri, i quajtur “Facebook Dating”, që shërben për njohje të reja mes personave.

Prej javës së kaluar ky aplikacion është vënë në dispozicion të përdoruesve.

Ky aplikacion është testuar fillimisht në Kolumbi dhe nga java që lamë pas është në dispozicion të shtetasve në SHBA dhe 19 vendeve të tjera.

Ky aplikacion do aktivizohet në Europë që nga fillimi i vitit 2020.

Sipas Facebook, siguria dhe mbrojtja e të dhënave do të jenë një përparësi absolute.

dardania.com

Flash Lajme