Marilyn Monroe u gjet e vdekur në gusht të vitit 1962. Ngjarja tragjike u konstatua fillimisht nga shërbyesja e saj Eunice Murray, më 5 gusht.

Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së saj, ende ngacmojnë edhe sot.

Sipas dëshmive, Monroe ishte shqetësuar pasi kishte parë dritën ndezur në 3 të mëngjesit dhe telefonoi psikiatrin e saj.

Psikiatri Ralph Greenson vrapoi drejt shtëpisë së yllit menjëherë pas telefonatës, por dera ishte e mbyllur. Ai theu dritaren dhe arriti të futej brenda dhomës së saj.

Monroe u gjet pa shenja jete dhe psikiatri telefonoi mjekun personal Hyman Engelberg, i cili e shpalli të vdekur në vend.

Edhe pse kaq vitesh, mbetet mister vdekja e saj, ndërkohë që mjekët këmbëngulin se 36-vjeçarja vdiq si pasojë e një mbidoze.

Mirëpo, teoritë konspirative flasin ndryshe. Këto dëshmi përforcohen edhe më shumë, pas sekreteve të lëna në librin e saj.

Aty ajo kishte shkruar detaje intime nga jeta e saj. Sekrete për lidhjet e saj me njerëzit më të fuqishëm të Amerikës.

Sipas një hetuesi, Steven Greeer, “libri i kuq” përmban sekrete që Presidenti John F Kennedy i kishte treguar gjatë aferës së tyre.

“Ajo ishte kërcënuar që të mbante një konferencë për shtyp, ku të tregonte para gjithë botës, se çfarë i kishte thënë Jack Kennedy gjatë bisedave të tyre sekrete. Ajo u vra për këtë”, theksoi hetuesi.

j.l./ dita

Flash Lajme