Filmi satirik “Jojo Rabbit”, dedikuar Luftës së Dytë Botërore ku ka ironizuar figurën e Adolf Hitlerit, ka fituar çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Filmi satirik “Jojo Rabbit”, me regji të Taika Waititit, është vlerësuar si prodhimi më i mirë i vitit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Në film zhvillohen ngjarjet e vitit 1940 në Gjermani, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Personazhi kryesor është një djalë i vogël, i cili zbulon se nëna e tij fshihte në shtëpinë e tyre një vajzë hebreje.

Në rolet kryesore të tij janë aktorët e njohur Scarlett Johansson dhe Roman Griffin Davis.

Fitorja në Toronto konsiderohet mjaft e rëndësishme, pasi kjo arritje e klasifikon filmin “Jojo Rabbit” në listën e filmave që mund të fitojë çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë për vitin 2020.

Prodhimi satirik do të prezantohet edhe në Festivalin e Filmit në Londër në muajin tetor dhe në kinematë britanike do të nisë të shfaqet në janar të 2020-ës.

dardania.com

Flash Lajme