Tashmë fjala i pavdekshëm ka marrë vërtet kuptim me zhvillimin e teknologjisë. Përmes “Hologrameve” bëhet e mundur të shfaqet çfarëdo lloj imazhi. Fansat do mund të shohin përsëri në skenë një ndër këngëtaret më të njohura në tërë botën, Whitney Houston.

Turneu hologramik fillon vitin e ardhshëm në Britaninë e Madhe.

Do të jetë produksioni Base Entertainment, që do të kthejë në skenë Houston në bashkëpunim me motrën e këngëtares. Kjo ide është cilësuar unike dhe një gjetje për familjarët e saj, pasi njerëzit kanë harruar se sa e shkëlqyeshme ka qenë në skenë Whitney dhe se çfarë i ka dhuruar botës së muzikës.

Fansat do të kenë mundësinë të dëgjojnë disa prej hiteve si “I Wanna Dance With Sombeody” dhe “Greatest Love Of All”. Diva e muzikës ndërroi jetë në moshën 48 vjeçare, para 7 vitesh.

dardania.com

Flash Lajme