Dy prindër indonezianë, të cilët jetojnë në varfëri ekstreme e që nuk mund të blejnë dot qumësht për vajzën e tyre të vogël, e kanë rritur atë duke i dhënë kafe 3 herë në ditë.

Hadijah Haura, 14-muajshe, pi 3 biberona kafe çdo ditë.

Nëna dhe babai i saj mbledhin kopër ose arra kokosi dhe fitojnë vetëm 1,4 $ në ditë, duke bërë që mos ta përballojnë dot ushqimin për të voglën.

Pavarësisht kësaj, vajza nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe duket se po rritet normalisht, thonë mediat lokale.

Gjithsesi, prindërit e saj pranojnë se vogëlushja ka pak probleme me gjumin dhe natën rri zgjuar duke luajtur vetëm.

j.l./ dita

Flash Lajme