A parashikohen tërmetet? Rrapo Ormeni i Institutit të Gjeoshkencës, jep këtë përgjigje:

“Tërmetet mund të parashikohen, sepse studimet sizmiologjike kanë parashikuar zonat më aktive të vendit tonë.

Por nuk mund të parashikohen në kohë, sepse tërmetet kanë procese të ndërlikuara në brendësi të tokës”, thotë Rrapo Ormeni.

“Ka një logjikë shkencore, sipas të cilës tërmetet mesatare si këto të vendit tonë mund të përsëriten një herë në 50 vite, ndërsa tërmetet e fuqishme që janë me magnitudë mbi 7 e kanë një herë në 100 ose deri në 130 vite ciklin e tyre të përsëritjes, e zakonisht ato bien në zonat që sipas Gjeoshkencës rezultojnë aktive. Por koha është e sigurtë që nuk matet, përtej parashikimeve, pasi mund të bien një herë në 100 vite, por mund të bien edhe dy tërmete në 150 vite”, thotë më tej Ormeni.

d.a. / dita

Flash Lajme