Policia italiane ka nisur hetimet për një kukull me gërsheta të varur në një urë në aksin Romë-Fiumicino.

Kukulla që përfaqëson aktivisten e klimës, Greta Thunberg u pa nga shoferët që udhëtonin në këtë autostradë, të cilët larguan kukullën nga ura.

Në kukull ishte shënuar mbishkrimi “Greta është Zoti ynë”.

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, e konsideroi akt turpi këtë veprim. Ajo ka shprehur solidaritetin me aktivisten adoleshente dhe familjen e saj.

j.l./ dita

Flash Lajme