Festivali vegjetarian i Fuketit mbahet për nëntë ditë në të gjithë ishullin tajlandez, qëkur fillon muaji i nëntë hënor.

Njihet gjithashtu edhe si festivali i Nëntë Perëndive Perandorake, dhe zakoni është që adhuruesit të shpojnë pjesë të fytyrës me mjete të mprehta.

Thika, shpata, shitza, brirë e deri raketa tenisi kanë shpuar tejpërtej faqet e adhuruesve që morën pjesë në festival.

Ky festim e ka origjinën që nga viti 1825, kur një trupë operistike nga Kina u sëmurë rëndë. Ata më pas nisën të përdorin një dietë vegjetariane dhe rituale taoiste, si përpjekje për t’u shëruar.

dardania.com

Flash Lajme