Përparim Zaimi

Studiues i shkencave nautike dhe lashtësisë

Duket si paradoksale por është shumë e rëndësishme që kësaj pyetje t’i jepet një përgjigje shkencore, e thelluar dhe me argumente bindëse të mbështetur në studime të mirëfillta dhe jo retorika boshe.

Tani që planeti Mars është bërë i prekshëm nga anijet spaciale dhe robotët, egzistojnë mundësi reale për të marrë përgjigjen e duhur. Megjithate, e ndjej si detyrë qytetare dhe njerzore të shpreh mendimin tim për këtë çështje shumë madhore dhe të bëj të ditur disa elemente të studimeve që kam kryer ku përfshihet edhe ky subjekt që do të trajtoj më poshtë.

Çfarë përfaqëson planeti Mars?

Në bazë të studimeve dhe hulumtimeve të deritanishme me metoda direkte, pra nga të dhënat e marra nga anijet hapsinore të dërguara për studimin e këtij planeti rezulton se:  Aktualisht, planeti Mars ka një mjedis të ftohtë , është një shkretëtirë me mundësi të pakta për ujë. Mbas dekada studimesh duke përdorur orbiters, landers dhe rovers , shkencëtarët kanë zbuluar se planeti Mars si një planet dinamik, me erëra të forta mund të ketë porte të jetës bakteriale nën sipërfaqen e tij.

Me një rreze 3389 km, për nga madhësia Marsi është planeti i shtatë në sistemin tonë diellor. Graviteti në sipërfaqen e tij është 37,5 % të gravitetit të Tokës. Marsi ka një atmosferë më pak të dendur se të Tokes, e cila zvogëlon në mënyrë dramatike sasinë e nxehtësise që planeti absorbon në sipërfaqen e tij. Temperaturat e sipërfaqes në Mars mund të arrijnë më e larta 68 gradë Fahreheit ose 20 gradë Celsisus dhe më e  ulta – 225 gradë Fahrenheit ose -142,7 gradë Celsius, me një mesatare në sipërfaqen e tij prej – 81 gradë Fahrenheit ose – 62,77 gradë Celsius

Problemi kryesor i gjeologjisë moderne të Marsit është atmosfera e tij, e cila më së shumti është e përbërë nga dioksidi karbonit, nitrogjeni dhe argoni. Në bazë të standarteve të planetit Tokë, ajri është shumë i rrallë. Presioni (shtypja) i ajrit në malin Everest (në majë) është 50 herë më i lartë se ai në sipërfaqen e Marsit. Përpos ajrit të rrallë, brizat Marsiane mund të arrijnë një shpejtësi  60 mile/orë, duke ngritur pluhur dhe stuhi masive nga dunat e rërës. Megjithatë, shumë kohë më parë, era dhe uji duhet të kenë rrjedhur përmes planetit të kuq. Rovers-et robotike kanë gjetur evidencë të qartë që miliarda vjet më parë, liqenet dhe lumenjt me ujë të lëngshëm kanë përshkuar planetin e kuq. Kjo do të thotë që në një farë mënyre në të kaluarën e largët, atmosfera e Marsit ka qenë me një dendësi te mjaftueshme për të mbajtur nxehtësinë që planeti Mars të kishte ujë të lengshëm në sipërfaqen e tij. Sot, situata qëndron krejt ndryshe. Megjithëse mendohet se ujë në gjendje akulli ka nën sipërfaqen e Marsit dhe polet, nuk ka sasi të mëdha uji të lengshëm në sipërfaqe. Le të njihemi me disa pamje të planetit Mars të marra nga anijet hapsinore që kanë eksploruar këtë Planet si dhe nga teleskopi hapsinor Hubble. Pamjet janë krahasuar me pamjet e artefakteve të zbuluara në Shqipëri, lënë nga një civilizim teknologjik jashtëtokësor, ndoshta miliona vjet më parë.

Rezultatet e Mars Curiosity Rover

Në një artikull të NASA -s në 12 Mars, 2013 thuhet që:

NASA Rover gjen kushte të përshtatëshme për jetë në Mars në një periudhë shumë të herëshme.  Analiza e një mostre të mbledhur nga Curiosity rover e NASA-s tregon se në një periudhë të herëshme në Mars mund të ketë pasur mikrobe të gjalla. Shkencëtaret identifikuan sulfur, nitrogjen (azot), hidrogjen, oksigjen, fosfor dhe karbon- disa nga ingredientet kimik kyç për jetë.

Çështja themelore thotë Michael Meyer-një shkencëtar udhëheqës i programit të eksplorimit të Marsit është se a mund të ketë patur mjedis të banueshëm planeti Mars. Nga sa ne dimë thotë ai përgjigja është, po. Në 5 Gusht 2019, shtatë vjet mbas zbritjes në Planetin Mars, Mars Rover gjatë misionit të saj zbulon sasinë më të madhe të mineraleve argjilore. Më poshtë do të njihemi me disa rezultate të siguruara nga Curiosity rover:

  1. Curiosity gjen evidencë të ujit likuid në të kaluarën e planetit
  2. Curiosity rover ka gjetur që Marsi në epoka gjeologjike më të hershme ka patur elementet kimik që mbështesin egzistencen e mikrobeve të gjalla. Curiosity rover gjeti sulfur, nitrogen, oksigjen, fosfor dhe karbon—ingredientet kyç të nevojshëm për jetën. Mostra gjithashtu zbuloi mineralet argjilore dhe jo shumë kripë, që do të thotë se dikur në një epokë gjeologjike më të hershme ka pasur ujë të pijshëm.
  3. Në shkëmbinjtë Marsian u gjet karbon organik, molekulat organike të të cilit janë blloqet e ndërtimit të jetës.
  4. U gjet prezenca e metanit aktiv në atmosferën e Marsit, i cili prodhohet nga organizmat e gjalla.
  5. U gjet që radiacioni mund të paraqes rrezik për shendetin e njeriut.
  6. Konstatoi se në të kaluarën në planetin Mars ka pasur një atmoferë më të dendur dhe me shumë ujë.

Çfarë kemi konstatuar në planetin Mars?

Planeti Mars, sikurse gjithë sistemi ynë diellor i brendshëm dhe i jashtëm kanë qenë eksploruar dhe kolonizuar miliona vjet më parë nga një civilizim teknologjik shumë i avancuar, pjellë e të cilit jemi edhe ne, civilizimi i sotëm tokësor.

Imazhin e mësipërm e kam gjetur në Planetin Mars në rajonin e quajtur Tithonium Chasma. Nga matjet e kryera rezulton se ky imazh kufizohet me koordinatat gjeografike :

φ₁ = 4ᴼ 49’, 08  S (J)                         φ₂  = 4ᴼ 46’ 36,25’’   S (J)

λ₁ = 89ᴼ39’, 08 W (P)                       λ₂  = 89ᴼ34’ 28,90’’ W(P)

Imazhi është projektuar në një zonë malore me lartësi (elevacion) nga 1910 (6290 ft) deri 2029 m (6681 ft). Pamja zë një sipërfaqe rreth 32 km² ( 8 km x 4 km), matjet u realizuan në google earth.

Këtë imazh e kam zbuluar në zonën e quajtur Ganges Chaos, të planetit Mars. Pozicioni ku ndodhet është një zonë malore, ku lartësitë variojnë nga 1129m deri në 2026m dhe në koordinatat gjeografike të mëposhtëme (në qendër të simbolit):

φ₁ = 10ᴼ 08’ 17,26’’  S (J)

λ₁ =  46ᴼ 14’ 17,42’’ W (P)

Dimensionet e simbolit nga matjet në google rezultojnë si më poshtë:

Baza e simbolit = 15,77 km dhe lartësia = 10,56 km

Sikurse shikohet të dy simbolet kanë përmasa të konsiderueshme.

Kuptohet që këto gjurmë në trajtën e pamjes së një kafshe (në rastin tonë kokë viçi) dhe simbol shkrimor, përbëjne element të rëndësishëm prove që tregojnë se ky planet është ekspoloruar dhe shkelur shumë kohë më parë nga një civilizim teknologjik shumë i avancuar. Të njëjtat simbole ka lënë edhe në planetin Tokë, e cila gëzon avantazhin se ka jetë dhe është zhvilluar një civilizim tjetër simbas një evolucioni të caktuar në kohë.

Simboli i viçit të artë, duke patur parasysh faktet është një simbol hyjnor, i përdorur nga Civilizimi teknologjik shumë i avancuar që ka eksploruar planetin Tokë dhe planetin Mars miliona vjet më parë. Ky simbol është përmendur edhe në testamentin e vjetër (biblën) . Hebrejt e asaj kohe e hyjnizuan dhe ndërtuan një tempull me simbol viçin e artë, por u ndëshkuan sepse adhuronin idhujt. Duket që ata kanë patur një referencë reale, pavarësisht se historia i ndëshkoi. Në Indi, edhe sot e kësaj dite, lopa nuk theret, është një tabu, është simbol i Zotit. Edhe ky lloj adhurimi e ka një reference reale, pra, nuk është pjellë e fantazisë apo paragjykimeve dhe rezulton që idhujt e tyre kanë qenë qenie reale. Gjatë zbritjes së tyre në planetin Tokë, duke përshkuar një trajektore mjaft të gjatë, që tregon se vijnë nga një galaktikë apo yjësi e largët, në krye të trajektores qëndron simboli i viçit apo mushqerrës së kuqe, objekte adhurimi nga popuj shumë të lashtë.

Çfarë ka ndodhur me planetin e kuq dhe kur ka ndodhur ?

Mendoj se është një detyrë parësore për tu sqaruar nga institucionet shkencore përkatese, sepse po planifikohen miliarda dollarë projekte për një planet që mendoj se ende nuk dihet se çfarë fsheh në të kaluarën e tij. Mendoj se problemi më i rëndësishëm nuk janë shpenzimet e mëdha, sepse për zhvillimin teknologjik dhe shkencor i’a vlen të shpenzosh.

Po të ishte e mundur që ky planet të popullohesh me qënie të gjalla të ngjashme me ato tokësore, ku përfshihet edhe njeriu si qënia më e kompletuar e krijimit dhe Krijuesit, atëhere kjo do të ishte bërë mijra e ndoshta miliona vjet më parë nga civilizimi teknologjik që na ka krijuar ne, qëniet tokësore. Ky është një version i mundshëm, sepse ekzistojnë disa gjurmë që e mbështesin këtë version. Si rrjedhim llogjik themi se planeti Mars, dikur ka qenë i populluar me qënie inteligjente dhe në një periudhë të caktuar historike janë zhdukur për arsye që nuk njihen dhe që duhet të studiohen për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

A mund të mendohet dhe pranohet shkencërisht dhe llogjikisht që ne jemi më të avancuar se civilizimi teknologjik që është Krijuesi ynë? Eshte absurde ta mendosh një gjë të tillë. A egziston ky civilizim teknologjik shumë i avancuar? Përgjigja ime është: po, ekziston,dhe është një realitet objektiv.

Ideja, objektivi dhe përpjekjet për të sunduar njerzimin në planetin Tokë nuk eshte e re. Mijra vjet me parë nga sa njohim ne, perandori, mbretëri dhe diktatorë të ndryshëm kanë synuar dhe kane zhvilluar luftra për të arritur këtë objektiv, por nuk e kanë arritur ose e kanë shtrirë sundimin e tyre pjesërisht, jo në gjithë planetin. Rezultati ka qenë i hidhur për të gjitha, duke filluar që nga perandoria e Atlantëve për të cilën disponohen të dhëna e deri më tani. Sot, ne mundim të gjejmë e zbulojmë rrënojat e tyre.

Atëhere çfarë ka ndodhur me planetin Mars ?

Përgjigjet aktuale më shumë jane hipotetike, por nuk mungojnë edhe elementet shkencore. Sigurisht është një detyrë që njeriu do ta zgjidhë me kalimin e kohës. Simbolet e paraqitura më sipër nga ana ime dhe të dhenat e fundit rreth planetit Mars krijojnë bindjen se ky planet ka qenë i banuar më parë, ndoshta miliona vjet më parë. Simbolet janë lënë nga i njëjti civilizim teknologjik që i ka lënë edhe në Planetin Tokë. E kam trajtuar edhe në punimet e mia shkencore të mëparshme dhe të botuara në shqip dhe anglisht që simboli i viçit apo mushqerrës është një simbol i civilizimit teknologjik që ka eksploruar planetin Tokë dhe planetin Mars.

Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për simbolin shkrimor të zbuluar në të dy planetet. Ky simbol tek ne tokësorët i përkiste shkrimit Iliro-pellazg. Si rrjedhojë llogjike mund të themi se: edhe në planetin Mars janë bërë të njëjtat tentativa për të krijuar një civilizim Marsian. Pra, mund të themi se krijesa inteligjente, si këto qe ndodhen në planetin Tokë duhet të jenë krijuar miliona vjet më parë edhe në planetin Mars. Përcaktimi i moshës së artefakteve do të na orientojë se në çfarë periudhe janë eksploruar të dy planetet Toka dhe Marsi. Zbulimet e fundit të anijes spaciale curiosity rover i mëshojnë shumë faktit për zbulimin e rrënojave të ndryshme që llogjika të thotë se duhet t’i përkasin një lloj civilizimi që do të ketë ekzistuar në kaluarën e largët dhe që është zhdukur, duke e kthyer Planetin Mars në një shkretëtirë të pabanueshme.

Atëhere, çfarë ka ndodhur me këtë planet fatkeq? Mendoj se shkencëtarët dhe financuesit e projekteve për kolonizimin e planetit Mars duhet të zgjidhin këtë problem më parë dhe pastaj të hedhin hapa të mëtejshme. Kush ka vesh të dëgjojë, kush ka sy të lexojë e vrojtojë, kush ka tru të mendojë. Kujt i janë errësuar sytë dhe mendimi do te korri një fund të padëshëruar për të gjithë. Mendoni për Planetin Tokë më parë, për këtë mrekulli që na ka dhuruar Akti i Krijmit dhe përkujdesja e Krijuesit të civilizimit tonë  dhe jo për Planetin Mars që e ka braktisur edhe krijuesi ynë, sepse nuk mund të kthehet në planet të banueshem. Është e rëndësishme të kuptohet se egziston një civilizim teknologjik shumë i avancuar, që është edhe krijuesi ynë dhe që monitoron dhe ruan ekuilibrat e nevojshme në sistemin tonë diellor dhe më tej.

Zbulimi i ngjarjeve dhe  shkakut të tyre që planeti Mars është kthyer në një shkretëtirë të pabanueshme do të ndihmonte shumë në marrjen e masave që ndodhi të tilla apokaliptike dhe shfarosëse të çdo qënie të gjallë të mos ndodhin në planetin TOKË.

Ndodhitë mund të kenë qenë të natyrës kozmike, pra jashtë mundësive të qënieve inteligjente për të evituar fenomene të tilla shkatërruese, por mund të kenë qenë pasojë edhe e aktiviteteve të papërgjegjëshme të qënieve inteligjente që mendoj se duhet të kenë egzistuar në planetin e kuq. E dyta ka gjasa dhe probabilitet më të madh të ketë ndodhur.

Edhe civilizimi ynë po të shikosh zhvillimin tekniko teknologjik të shekullit të fundit dhe ngjarjet që po bëhen çdo ditë e më të qarta e të dukshme ndodhet në prag të një katastrofe, nëse forcat e përgjegjëshme nuk marrin në dorë fatet e njerezimit. Prodhimi dhe përhapja e armëve të dëmtimit në masë, sidomos ato nukleare kanë marrë një zhvillim të papërmbajtshëm dhe të paimagjinueshëm për njerezit. Duket sikur janë në një sallë kinemaje dhe po shikojnë një film. Duhet kuptuar që nuk është film, por një rrezik shumë i madh qëndron mbi kryet e gjithë njerzimit. Lidershipi botëror dhe në radhë të parë fuqitë e mëdha janë para një prove dhe përgjegjësie historike ndërplanetare.

Edhe planeti Mars parë në këtë këndvështrim, duhet të ketë patur mbretër, perandorë apo të ngjashëm me ta,  të pasur e të varfër, kjo është në natyrën e zhvillimit të qënies njerzore. Këtë e vërteton praktika e zhvillimit të civilizimit tonë. Nuk dihet se në çfarë shkalle zhvillimi social dhe ekonomiko politik mund të kishin arritur. Ndërgjegjësimi dhe synimi drejt perfeksionit është një proces i gjatë dhe i komplikuar. Këtë përfundim po e vërteton edhe historia e shkurtër disa mijra vjeçare e zhvillimit të njerzimit në planetin Tokë (e njohur nga ne). Ku janë sot ata? Janë transformuar në pluhur kozmik. Qëniet inteligjente te planetit Tokë (njeriu) po punon për të zbuluar rrënojat e tyre dhe në një të ardhme ndoshta mund të sigurohen të dhëna për të shkruar historinë e tyre.

Prandaj, Toka duhet parë si një ekosistem qe duhet mbrojtur në të gjitha aspektet për të ruajtur ekuilibrat që natyrës i janë dashur qindra miliona vjet për ti vendosur. Duhet menduar për mbrojtjen e litosferës, biosferës, hidrosferës, atmosferës dhe shtresave të tjera si stratosfera, mezosfera dhe jonosfera. Te gjitha janë në një ekuilibër perfekt dhe ky ekuiliber mendoj se është i dodmosdoshëm të ruhet.

Duhet të nxjerrim mësime nga ajo që mund të ketë ndodhur në planetin Mars, pra në rastin kur qëniet inteligjente kanë vënë interesat e tyre materiale dhe egoizmin për sundim te planetit, si rrjedhoje me teknologjitë e tyre kanë shkatërruar gjithçka, dhe e kanë kthyer në pluhur, sikurse është planeti Mars sot.

**************************************************

Fjalë kyçe: Planeti Mars, curiosity rover, simbole të  lashte, civilizim teknologjik shumë  i avancuar, armë  të  shfarosjes në masë, ekosistem i planetit Tokë, lidership.

Flash Lajme