Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar masivisht pas postimit të një fotografie nga grupi The Homeless Street Cafe në Facebook.

Bëhet fjalë për fotografinë e një djali të vogël irlandez, i cili shfaqet në fotografi duke ngrënë atë që është darka e tij në një cep të rrugës mbi një copë kartoni.

Fotoja u postua nga një grup vullnetarësh, të cilët ashtu si emri i tyre nënkupton –Kafeneja e rrugës për të pastehët – ndihmon të pastrehët.

Së bashku me foton e djalit, Sam-it, të veshur me uniformë shkolle u postuan edhe këto fjalë: “Ky imazh mbeti në mendjen e gjithë grupit sonte. Është e gabuar dhe shqetësuese, por po ndodh dhe po përkeqësohet çdo javë… Sam është 5 vjeç dhe ai po hante darkën e tij në një copë kartoni. Si mund ta pranojmë këtë?”.

Postimi ngjalli keqardhje të madhe për djalin dhe zemëratë për situatën e tij, jo vetëm në Irlandë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkomëtare, fotoja është ripostuar mbi 6 mijë herë dhe ka marrë me mijëra komente.

e.ll./dita

Flash Lajme