Një perlë 8.000 vjeçare, që konsiderohet më e vjetra në botë nga arkeologët është gjetur në Abu Dhabi. autoritetet thanë se perla është provë që  objektet janë tregtuar që nga koha e neolitit.

Perla u gjet në dyshemenë e një dhome që u zbulua gjatë gërmimeve në ishullin Marawah, ku doli në pah arkitektura më e hershme në vend.

Perla daton në vitet 5800-5600 para Krishtit, gjatë periudhës neolitike.

“Perla e Abu Dhabi” do të shfaqet për herë të parë në ekspozitën “10,000 years of Luxury” më 30 tetor në muzeun e famshëm Louvre në Abu Dhabi.

dardania.com

Flash Lajme