Si asnjëherë më parë, princi britanik Harry ka bërë të ditur ekzistencën e një tensioni në marrëdhënien e tij me vëllanë më të madh, William- in.

Ai u shpreh se secili prej tyre po ndjek një rrugë të ndryshme. Në një intervistë me Tom Bradby- n të ITV-së, regjistruar gjatë udhëtimit të fundit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Afrikë, Harry u pyet përsa i përket lajmeve në shtyp, mbi grindjet e shpeshta mes dy vëllezërve.

“Sa të vërteta janë të gjitha këto?”- ishte pyetja e gazetarit.

“Si pjesë e këtij roli, e kësaj pune, e kësaj familjeje, duke qenë nën presion të shumtë, gjëra të tilla është e pashmangshme të mos ndodhin. Sidoqoftë ne jemi vëllezër. Do të jemi gjithmonë të tillë. Sigurisht gjendemi në rrugë të ndryshme aktualisht, por unë do të jem gjithmonë aty për të, ashtu siç di se edhe ai do të jetë për mua. Nuk e shohim më njëri- tjetrin aq shpesh sa dikur për shkak se jemi të zënë. Si vëllezër që jemi, kemi ditë të mira por edhe të këqija”, përfundoi Harry.

Nisur nga ç’shkruhet në tabloide të ndryshme, të cilat sidoqoftë mbesin në stadin e thashethemeve, thuhet se përçarja mes tyre ka ardhur si pasojë e raportit jo fort të mirë të dy bashkëshorteve të tyre, Meghan Markle- it dhe Kate Middleton –it.

dardania.com