Shumica prej nesh rrotullohen në krevat gjatë natës duke parë minutat që kalojnë në orën mbi komodinë. Në fakt, një e treta e amerikanëve thonë se rrinë zgjuar shumicën e netëve të javës.

Ti mund të kesh provuar një metodë meditimi para gjumit; që të të ndihmojë për të të zënë gjumi, por sipas një studimi të publikuar muajin e kaluar, ka diçka tjetër që mund ta provosh në vend të saj: faljen.

Studiuesit pyetën 1423 amerikanë se sa të aftë ishin të falnin veten për gjërat që kanë bërë gabim dhe të falnin të tjerët që i kishin lënduar. Pjesëmarrësit gjithashtu iu përgjigjën pyetjeve të tjera; si për shembull si kishin fjetur gjatë 30 ditëve të fundit, si do e cilësonin shëndetin e tyre në atë moment dhe sa të kënaqur ishin me jetën e tyre.

Rezultatet dolën në përfundimin se njerëzit që i falnin të tjerët flinin më mirë dhe kishin një shëndet më të mirë mendor. Ata ishin gjithashtu më të kënaqur me jetën e tyre.

Ndërkohë që ky studim është ende i vogël, ka studime të tjera të bëra gjatë viteve të fundit që tregojnë se; ata që janë të aftë ta lënë mënjanë inatin bëjnë një gjumë më të mirë. Falja e vetes dhe të tjerëve, “mund ti ndihmojë individët ti lënë pendesat dhe ofendimet e të shkuarës në të kaluarën dhe ofron një urë lidhëse mes zgjimit të mbarë dhe një fillimi dite të shkëlqyeshme”, shkruajnë studiuesit.

Njerëzit që nuk falin, shpjegojnë studiuesit, kanë gjasa që të kenë mendime dhe ndjenja të pakëndshme, si inati, faji, dhe pendesa.

Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin tonë, ndaj ky studim na tregon mbi aplikimin e një mënyre të re për një gjumë të shëndetshëm. Sa më shumë të minimizojmë thashethemet në mëndje për çështje të caktuara që na shqetësojmë, aq më shumë do të arrijmë të gjejmë paqen e të flemë.

Studiuesit thonë se: ”Falja mund të ndihmojë njerëzit të shkarkohen nga ngarkesa psikologjike dhe emocionale të ditës dhe të krijojnë një gjendje mendore qetësuese”.

Ky studim vërteton që falja shkakton gjumë të mirë dhe u sugjeron njerëzve të priren gjithnjë të falin, për të patur një jetë të shëndetshme. Nëse do të zgjidhësh problemet që ke me gjumin, mund ta nisësh me faljen. Sigurisht që edhe lënia e mendimeve e ndjenjave të vështira mund t’ju ndihmojë të shmangni orën e ndezur në mendjen tuaj; e të ndjeheni më mirë.

dardania.com

Flash Lajme