Plazhe me numër dhe bileta, është kjo risia italiane për të shmangur mbipopullimin dhe për të mbrojtur mjedisin në Sardenjë duke filluar kështu nga plazhet. Nga veriu në jug administratat komunale, për të ruajtur trashëgiminë, kanë filluar të marrin masa.

Dispozita e fundit ka të bëjë me plazhin e Tuerredda në bregdetin jug-perëndimor, në Bashkinë e Teulada. Më 25 shtator administrata komunale miratoi rezolutën me të cilën përcakton rregullat për ruajtjen e plazhit i cili konsiderohet një lloj parajse midis detit kristal të pastër dhe rërës së imët në mes të Mesdheut.

Plazhi dhe deti veçanërisht të lakmuar gjatë sezonit veror dhe, veçanërisht në gusht, po bëhen gjithnjë e më shumë të mbipopulluar.

Ky fenomen është bërë aq shqetësues sa ka shtyrë shoqatat mjedisore, duke pasur parasysh Grupin e Ndërhyrjes Ligjore, për të përgatitur një dosje të vërtetë dhe për të filluar apelime pranë institucioneve për mbrojtje.

Nga sezoni i ardhshëm i verës do të fillojë procesi i kufizimit të plazheve me një numër të caktuar pushuesish. Ky është hapi i parë i ndërmarrë pikërisht quantifikimi i personave që do të lejohen të pushojnë në një plazh të caktuar.

Për këtë është duke u përgatitur edhe një aplikacion për smartphone që do të bëj azhurnimin në kohë reale të numrit të individëve të pranishëm në një zonë bregdetare të caktuar.

Veç kësaj është duke u studiuar edhe mundësia e krijimit të një bilete hyrëse e cila do të jetë si fond ndihmës për çdo kauzë të mundshme mjedisore si dhe për mirëmbajtjen e plazhit. (Ilsole24ore).

dardania.com

Flash Lajme