Fansat e orëve të shtrenjta në botë, nuk do të jenë shumë të kënaqur kur të mësojnë se ora Patek Philippe, është shitur për 25 milionë euro gjatë një ankandi bamirësie në Zvicër.

Edhe pse pritej qe ajo të shitej për 2 ose 3 milionë euro, vlera e orës  “Patek Philippe Grandmaster Chime” i kaloi kufinjtë dhe ato që mendonin se nuk ishte aq e shtrenjtë ngelën të habitur.

E gjithë shifra e fituar nga ora më e shtrenjtë në botë do të shkojë për bamirësi, ndërsa sipas Sabine Kegel, kreu i departamentit të ankandit Christie’s në Gjenevë, kjo orë bën “pothuajse gjithçka, përveç kafes”.

Kjo ore u kthye keshtu në orën më të shtrenjtë në botë dhe theu rekordin prej 14 milionë eurosh që mbahej nga një Rolex Daytona, dhe ishte në pronësi të Paul Newman.

o.p. / dita

Flash Lajme