E mbani mend këngen e famshme të këngëtarit dhe moderatorit Ardit Gjebrea e lançuar në vitin 1997, “Dimëroj”?

Mesa duket kjo këngë vazhdon të dëgjohet ende edhe në ditët e sotme dhe është një nga këngët më të vlerësuara dhe mesa duket se ka mbetur ndër vite një ndër këngët e preferuara të publikut.

Për këtë arsye, po bëhet një fushatë e mirëfilltë në rrjete sociale me një kërkesë për kantautorin.

Të shumtë janë personat që i kanë kërkuar Gjebreas ta rikthejë sërish këngën në festivalin e “Këngës Magjike” të këtij viti.

Në një prej postimeve të Arditit në Instagram, ndjekësit kanë nisur komentet “Rikthe ‘Dimëroj’”, për të cilën duket se i ka marrë malli.

Kantautori ende nuk ka kthyer një përgjigje për qindra komentet, disa prej të cilave po jua tregojmë më poshtë.

Shpresojmë që Gjebrea t’i ketë vënë re këto kërkesa dhe ta realizojë dëshirën e publikut, duke rikthyer këtë vit në “Këngën Magjike” hitin e tij super të suksesshëm, “Dimëroj”.

o.p./ dita 

Flash Lajme