Një hotel i ri i dedikuar i gjithi për Nutella-n pritet të hapë dyert në Kaliforni shumë shpejt.

Struktura e ndërtuar në Napa Valley do të jetë gati për vizitorët në fund të janarit.

Miqtë e parë, do të jenë 3 amerikanë, adhurues të kremit të famshëm me çokollatë dhe lajthi, të cilët do të arrijnë të transmetojnë më bukur në një video 60 sekondëshe dashurinë e tyre për Nutella-n.

Videoja duhet të ketë si pikë kryesore momentin e mëngjesit në të cilën Nutella është protagoniste absolute.

j.l./ dita

Flash Lajme