“Në Mars ka patur dhe ka ende jetë”.

Kjo është deklarata e bujshme e një profesori të Universitetit të Ohio, në Shtetet e Bashkuara, thelbi i një ligjërate në konferencën vjetore të Shoqatës së Entomologjisë.

Entomologjia është ajo pjesë e shkencës që studion insektet.

William Romoser ka kaluar disa vjet duke studiuar çdo piksel të fotografive që vinin nga “planeti i kuq”, nga sondat dhe robotët Viking, Pathfinder dhe veçanërisht Curiosity.

Ai ka dalë në përfundimin që disa nga ato dritëhije, që fillimisht janë injoruar nga NASA janë në të vërtetë prova e ekzistencës së jetës në atë planet.

Shkencëtari thotë se ka parë elementë të ndryshëm të trupit, fletët dhe antenat e disa krijesave që ai përcakton si insekte, madje në një pamje ai thotë se ka pikasur fluturimin e njërit prej tyre.

Romoser deklaroi që janë edhe të qarta pamjet e disa pellgjeve uji.

“Kemi të bëjmë me një bazë solide të dhënash që kërkon thellime të mëtejshme”, përfundoi Romoser.

Kolegët e tij ndahen në ata që mohojnë mundësinë dhe ata që mendojnë se provat e tij nuk janë të mjaftueshme.

Imazhi i një insekti në planetin Mars, sipas profesor Romoser

j.l./ dita

Flash Lajme