3 minuta e 37 sekonda, pamje që përshkruajnë më së miri situatën e krijuar nga tërmeti, që nga 26 nëntori në orën 03:54 minuta dhe deri më tani, kur kanë kaluar plot 8 ditë.

Gjithçka që kemi përjetuar gjatë këtyre ditëve, frikë, panik, por së fundmi shpresë dhe mirënjohje për ata që na kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Një mesazh për jetën, dhimbjen dhe solidaritetin. Një rikujtesë se shpresa nuk duhet humbur.

Kjo video ka mbërritur në inbox-in e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka shpërndarë më pas në profilin e tij në rrjetet sociale së bashku me një mesazh falenderues.

“Ti Nuk Do Jesh Kurrë Vetëm. Me një falenderim për dërguesit e panjohur të këtij mesazhi, duke postuar videon e tyre prekëse, i përqafoj dhe u them me plot gojën: Ju dua.

Përshëndetje z. Edi Rama! Duke u ndikuar nga tragjedia që ka prekur gjithë Shqiptarinë këto ditë, ne, si një grup të rinjsh që përpiqemi të bëjmë pak art, vendosëm të bënim një video sensibilizuese rreth kësaj teme. Është një video e bërë me shumë dashuri dhe ndjeshmëri dhe po shpresojmë që ta konsideronit për ta shikuar deri në fund, dhe pse jo ta shpërndanit në rrjetin tuaj social. Faleminderit”, shkruan Rama.

j.l./ dita

Flash Lajme