“Family Guy” është një nga filmat vizatimor për të rritur më kontrovers dhe argëtues së dekadës së fundit.

Por ideatori i serisë së famshme, Gary Janetti, tashmë po i përkushtohet një serie tjetër, që premton polemika por edhe sukses, shkruan CNN.

Bëhet fjalë për “The Prince”, që për protagonistë ka familjen mbretërore të Britanisë së Madhe.

“Princi” është sigurisht George, djaloshi biond dhe shumë simpatik që në të ardhmen do të jetë mbreti më i admiruar në botë.

Janetti ka vendosur të prezantojë një seri të mirëfilltë ku do të pasqyrohet jeta e familjes mbretërore e parë nga sytë një 6-vjeçari.

Dubluesit do të jenë po aq të famshëm, si për shembull princi Harry do të ketë zërin e Orlando Bloom.

“The Prince” pritet të dalë fillimisht në ekran në kanalin HBO Max në Shtetet e Bashkuara.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All