Monedha komemorative që shenjon daljen e Britanisë nga Bahskimi Europian është zbuluar nga kancelari i thesarit Sajid Javid, shkruan BBC.

Monedha mban mbishkrimin “Paqe, prosperitet dhe miqësitë më të gjithë kombet” dhe datën 31 janar.

Javid ka urdhëruar prodhimin e monedhave të para në avancë por shtyrja e datës së daljes së Britanisë solli shkrirjen e milionë monedhave dhe vendosjen e metalit mënjanë derisa data e re të konfirmohej.

Rreth 3 milionë monedha “Brexit” do të hyjnë në qarkullim në Britani  javën e ardhshme ndërsa 7 milionë të tjera do të shtohen përgjatë vitit.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat