Ilma Lamçe


Ëmbëlsirat janë ushqim shumë i shijshëm por sipas një studimi të fundit femrat që konsumojnë ëmbëlsira më shumë se 3 herë në javë janë të rrezikuara për shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.

Ky studim prej më shumë se 10 vjetësh nga Instituti Suedez  Karolinska, ka analizuar mënyrën e ushqyerjes të 60.000 femrave dhe ka rezultuar se ato që konsumojnë më shumë sheqer janë 33 për qind më të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës.

Nga studimi rezultoi se femrat të cilat kanë konsumuar ëmbëlsirat më shumë se tri herë në javë, janë 42 për qind më të predispozuara për të shfaqur sëmundjen. Nëse dëshironi ëmbëlsirat dhe nuk mund t’i eliminoni duhet t’i reduktoni dhe të përdorni çokollatën e zezë në vend të ëmbëlsirave. Femrat të cilat konsumojnë më shumë se 35 gramë sheqer në ditë, janë më të prirura për ta fituar sëmundjen.

Sipas studiuesve, kjo ndodh sepse organizmi i ngarkuar me sheqer liron më shumë insulinë dhe estrogjen. Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet ngadalë, duke bërë që faza para-kancer të zgjatë 10-20 vjet, duke dhënë mundësi të mjaftueshme për t’u zbuluar në kohë.

Por pavarësisht kësaj, problem mbetet diagnostikimi në fazë të avancuar i sëmundjes, duke ulur mundësitë për trajtim. 

Flash Lajme