Farma Sotira, një nga fermat më të hershme dhe më të mira në vend, së fundmi, është pajisur dhe me certifikatën e agroturizmit.

Farma Sotira ndodhet në zemër të Kolonjës, rreth 25 metra larg nga Erseka, aty ku ndodhet rezervati natyror Gërmenj-Shelegu, në mesin e një natyre ku lulëzon bukuria, ajri i pastër, e qetësia e një relievi me bimësi të dendur.

Si një nga pikat më të mahnitshme turistike të vendit, Farma Sotira, është destinacioni i shumë familjeve që duan të kalojnë pushime të bukura në çdo stinë të vitit.

Duke plotësuar panoramën perfekte të një vendpushimi ideal ky vend plotëson kërkesat e të gjithë atyre që e duan natyrën.

Duke kombinuar në mënyrë perfekte bukuritë e natyrës me argëtimet Farma Sotira është një nga ato destinacione që  fiton vëmendjen e të gjithëve./dritare.net

Flash Lajme