Jeni duke planifikuar pushimet? Nëse po, lexojeni deri në fund këtë artikull, sepse do t’ju vijë në punë. Nuk ka rëndësi ku do shkoni për pushime, në plazh apo në mal, sepse këshillat që dardania.com ka për ju, janë të vlefshme për çdo situatë.

Janë disa gjëra të rëndësishme , që ua kupton nevojën kur nuk i ke, prandaj mos harroni asnjëherë të merrni këto gjëra.

Prizë treshe

adaptor

Piza treshe është shumë e njevojshme në pushimet tuaja. Gjithsecili nga ju ka një telefon, dhe dëshiron ta mbajë të mbushur me bateri. Mbase hoteli ku ju do qëndroni nuk ka shumë priza, dhe një treshe do ju shpëtojë nga situata.

Një karikues baterie

battery booster

Asjëherë nuk i dihet se kur mund t’ju bie bateria e telefonit, prandaj mbani një ngarkues me vete. Ose ndoshta ju do ta kaloni gjithë ditën jashtë, dhe nuk do keni mundësi të gjeni një prizë, për këtë arsye mbajeni një me vete dhe do bëni foto sa të doni, pa pasur frikë se iu marojë bateria.

Krem pudër bazë të errët

darker shade foundation

Pushimet kanë dhe daljet në darka dhe party, prandaj merrni një krem pudër me vete dhe në të gjitha zonat ku nuk iu ka kapur mirë dielli, mbulojini me të. Kështu, ju do dukeni bukur.

Rroba vjeshte

full-length clothing

Kur të bëni gati valixhen për pushime, mos harroni të fusni edhe rroba vjeshte me vete. Si dihet temperaturave, mund të bjerë shi, dhe të keni fohtë.

Mente

mint

Nëse rruga drejt destinacionit të pushimeve është e gjatë, dardania.com ju sugjeron të merrni me vete mente. Kështu, do të rifreskoni frymëmarrjen tuaj. Gjithashtu, edhe gjatë pushmeve mund t’i hani.

Laps dhe letër

pen and notebook

Lapsi dhe letra nuk janë vetëm të shkrimtarit, por edhe tuajat. Gjatë udhëtimit tuaj ju mund ta përdorni për të mbajtur shënim detajet e udhëtimit dhe gjithashtu për të lënë përshtypjet tuaja për vendin ku ju do qëndroni.

Xhaketë shiu

raincoat

Kur jeni me pushime, mos harroni xhaketën e shiut. Sikur e përmendëm më lart, asnjëherë nuk dihen kushtet atosferike, dhe mund të ndodhë që të jeni në rrugë kur të nisë shiu. Prandaj, mos harroni xhaketën e shiut, ta fusni në valixhe./E.B-dritare.net

Flash Lajme