Kryeqyteti ynë, Tirana, është në listën e 10 qyteteve më të lira në Europë për të pushuar.

Media britanike, “Standard”, bazuar në të dhënat e raportit të “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb”, publikon listën me 10 qytete europiane, që po shënojnë rritje të shpejtë të kërkesës nga turistët për akomodim.

Raporti ka të bëjë me kërkesat për 12 muajt e fundit, ndërsa n krye të listës ndodhet qyteti Ukrainës, Lviv, e ndjekur nga Tirana.

Sipas raportit Tirana është një destinacion i preferuar për turistët, pasi një fundjavë për dy persona në kryeqytetin shqiptar llogaritet të kushtojë në rreth 153.43 paund./ dardania.com

Flash Lajme